13 Qershor, 2024

Françeska Murati shtatzënë për herë të dytë? Gazetari “tradhton” missin, publikon foto me…


Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Françeska Murati mesa duket është shtatzënë për herë të dytë.

Aludimet e fansave u shtuan pasi gazetari Andi Vrapi publikoi një foto me Missin, e cila kishte vendosur duart në barkun e saj.

Për të mos mjaftuar kjo ajo që vihet re është barku i rrumbullakosur i Françeskës.

Kujtojmë që disa ditë më parë modelja tregoi se në planet e saj është që së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë, megjithëse një lajm për pritjen e ëmbël nuk është konfirmuar akoma nga ana e Françeskës.

Kujtojmë modelja dhe partneri i saj kanë një fëmijë së bashku, Charlie.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Fraçeska ka folur shumë edhe për djalin e saj, i cili është gjithçka për të.

© Panoramaplus.al