Françeska Murati, ish-misi që mbante kurorën e më të bukurës së Londrës, ditën e sotme ka bërë me dije ndjekësit se për pak kohë djali i saj Charlie bën 2 vjeç.

“Smë besohet që po planifikoj 2 vjetorin e Charlit tim! Kur u rrit kaq shpejt! Më duket sikur dje e kam marrë në krahë për herë të parë. Mezi po pres t’ju tregoj se çfarë feste të bukur po planifikojmë për tutucin e vogël,”– shkruan ajo mbi postimin ku shfaqet një foto e djalit bebe me partnerin e saj Ergys Muratin.

Edhe pse shum aktive në rrjetet e saj sociale që pas daljes nga Big-Brother Vip, Françeska e mban larg tyre jetën e saj private. Ndodh shumë radhë të shohim që ajo të postojë djalin apo bashkëshortin. Por mesa duket këtë hërë ajo do të ndajë me fansat detaje nga ditëlindja e vogëlushit të saj.

Disa ditë më parë ajo u pyet nga ndjekësit në një ‘ask me’ për arsyen se pse nuk poston foto me Ergysin.
“Ku e ke burrin? Jeni ndarë? ” shkruan fansi
“Ne jemi gjithmonë bashkë kudo. Jem kaq të lumtur sa nuk kemi nevojë t’i tregojmë botës për ta konfirmuar, dashurin nuk e kam për ta shitur për klikime, e kam reale dhe e kam për vete. Ata që kanë nevojë të shesin një lidhje për disa klikme le të vazhdojnë. Unë jam shumë e lumtur në jetën reale,”është shprehur Freançeska.


