Miss Londra, Françeska Murati së fundmi ka ndarë me ndjekësit një foto të ëmbël me djalin e saj, Charlie.

Në imazhin e publikuar, ish-banorja e “BBV” kan treguar se ka nisur pushimet me familjen e saj të vogël, ndërsa po përpiqet që ti zëvendësojë me ta ditët që qëndroi larg tyre ndërsa mori pjesë në reality show.
Françeska dhe i vogli i saj janë veshur me të zeza, ndërsa duket qartë që ajo po kalon një kohë mjaft të mirë me Chalien.

Kujtojmë që kohët e fundit në rrjet qarkulluan lajme se modelja është shtatzënë për herë të dytë, megjithëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar akoma nga ana e saj.

Ndonëse akoma nuk dihet nëse Françeska është në pritje të ëmbël, gjatë një bisede me ndjekësit në Instagram ajo ka treguar se në planet e saj është të bëhet mami për herë të dytë.

Dëshira e madhe e ish-banores është që ajo të ketë një familje të madhe, ku 4 është numri i fëmijëve që ajo missi dëshiron të sjellë në jetë.
© Panoramaplus.al

