Françeska Jaçe sërish provokon me fotografitë që publikon në rrjetin social “Instagram”. Ka disa ditë që ish-banorja e “Big Brother”-it ka nisur pushimet e para për këtë vit, e ndodhet pikërisht në Punta Cana.

Ajo ka publikuar foto të shumta nga vendi i bukur, duke treguar format e saj trupore. Por në foton e fundit, Françeska i ka lënë gojë hapur ndjekësit pasi shfaqet super seksi teksa pozon me këmbën vendosur në pemë e duke treguar të pasmet bombastike.

Përpos komenteve kritikuese për faktin që ajo ekspozon shumë nga trupi i saj, ka pasur edhe shumë komplimente, një prej tyre i shkruan: “Edhe Kim Kardashian të ka inat, lëre të tjerët”.


PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al

