Bëri bujë këtë verë me fotot me bikini ku ekspozonte format trupore, por edhe me lidhjen me Andi Gecin, lidhje e cila ende nuk është konfirmuar nga asnjëri prej tyre.

Mirëpo përpos këtyre, ditën e djeshme Françeska Jaçe i ka habitur ndjekësit kur postoi një foto me një pamje krejtësisht të re.

Flokë të shkurtra të drejta dhe ngjyrë të zezë, një look që nuk e kemi parë më parë tek Françeska pasi modelja ka preferuar më shumë ngjyrat e çelura dhe nuancat e biondes.

Kjo është një risi në look-un e Françeskës, por që reflekton po aq bukuri dhe sharm sa kur ishte bionde.
© Panoramaplus.al

