7 Mars, 2025

PAMJET/ Mes spekulimeve se i ka dhënë fund fejesës me mamanë e vajzës së tij, Post Malone filmohet krah një gruaje tjetër


Post Malone duket se ka një grua të re në jetën e tij. Së fundmi, TMZ postoi pamjet e kapura nga fansat të cilat kanë treguar Malone të ulur në një bar pranë një gruaje, Christy Lee, teksa ajo buzëqeshe dhe e mban përkrahu atë, duke nxitur spekulimet se muzikanti, 29 vjeç, nuk është më i fejuar me nënën e vajzës së tij të vogël.

“Post Malone duke u shfaqur rastësisht në lokalin tuaj të vogël të qytetit dhe duke ju përshëndetur,” shkruhej mbi videon e TikTok .

Sipas PEOPLE, videoja, e cila në sfond ka këngën e Malone të vitit 2024 “I Need Some Help”, u filmua nga një fans i cili filmonte muzikantin  ndërsa ky i fundit e përshëndeste me dorë.

Krijuesi i hitit “Better Now”, emri i vërtetë i të cilit është Austin Richard Post, e mban të fshehtë jetën e tij private.

Gjatë një episodi të gushtit 2023 të Call Her Daddy , Malone, i cili u fejua në qershor 2022, zbuloi se i propozoi të fejuarës së tij (të cilën nuk e identifikoi kurrë publikisht) në Las Vegas.

@gabbyzcool successful side quest @Post Malone ♬ I Had Some Help – Post Malone


Ne nuk jemi martuar, ishte thjesht një propozim. Kisha humbur një shumë të konsiderueshme parash në tavolinë. Ne u ngjitëm lart dhe teksa isha duke u larguar i thashë: “Hej, do të martohesh me mua?”

“Ajo tha ‘jo’ teksa shtoi: Më pyet nesër’ dhe unë thashë, ‘Në rregull’. Dhe pastaj e bëra, kur isha esëll, dhe gjithçka shkoi mirë,” rrëfeu Malone.

 

© Panoramaplus.al