Aktorja britanike Vanessa Kirby, e njohur për rolet e saj në “The Crown” dhe filmat aksion të “Mission: Impossible”, ka konfirmuar se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

Shfaqja që foli vetë
Kirby, 37 vjeçe, shkëlqeu në tapetin e kuq të eventit “The Fantastic Four: First Steps” në kuadër të festivalit CCXPMX në Mexico City, ku mori pjesë bashkë me bashkë-yjet e filmit të ri të Marvel: Pedro Pascal, Joseph Quinn dhe Embon Moss-Bachrach.
E veshur me një fustan të ngushtë blu nga Schiaparelli dhe sandale të zeza elegante, aktorja nuk e fshehu më barkun e rrumbullakosur, duke e përkëdhelur me delikatesë përpara kamerave, një gjest që emocionoi publikun dhe shtypin.
Një lidhje që lulëzon
Vanessa është në një lidhje me Paul Rabil, ish-lojtar profesionist i lakrosit dhe bashkëthemelues i Premier Lacrosse League (PLL). Çifti e bëri publike romancën e tyre në nëntor 2023, kur Rabil ndau në rrjetet sociale disa foto me aktoren dhe një dedikim të ndjerë:
“Që nga momenti i parë që u takuam në Des Moines, deri më sot, jeta është më e bukur dhe kuptimplotë me ty.”
Ata u panë për herë të parë së bashku në publik në vitin 2022 në një event në New York, dhe që atëherë janë treguar gjithnjë e më të hapur për lidhjen e tyre. Në prill 2024, Kirby publikoi foto nga pushimet romantike të çiftit në Inditë Perëndimore.
E kaluara sentimentale
Më parë, Vanessa Kirby ka qenë në një lidhje me aktorin Callum Turner, të cilin e njohu në xhirimet e filmit “Queen and Country” në vitin 2014. Dyshja i dha fund marrëdhënies në vitin 2020.
Ndërkohë, Paul Rabil ishte i martuar me atleten Kelly Berger nga viti 2014 deri në vitin 2017.
Një kapitull i ri për aktoren e suksesshme
Kirby, e vlerësuar për interpretimin e saj si Princesha Margaret në serialin “The Crown” dhe për rolet e fuqishme në filmat aksion, ndodhet tani në një periudhë të artë si në jetën personale, ashtu edhe në atë profesionale. Roli i saj i ardhshëm si Sue Storm në “The Fantastic Four” pritet të jetë një tjetër pikë kulmore në karrierë.
© Panoramaplus.al@completerandom123 Vanessa Kirby is pregnant #vanessakirby #pregnant #fyp ♬ The Fantastic Four: First Steps – Trailer Theme – Epic Version – L’Orchestra Cinematique

