16 Prill, 2022

FOTO+VIDEO/ Nga mungesa e Donaldit dhe Beatrix te pajtimi me Arjolën, detaje nga ditëlindja e Monika Lubonjës


Monika Lubonja kishte tre ditë më parë 54 vjetorin e lindjes, teksa nuk kanë munguar urimet nga ish-banorët e “Big Brother Vip.” Ashtu siç kishte paralajmëruar nëpërmjet rrjeteve sociale, aktorja ka organizuar një festë mbrëmjen e sotme ku nuk kanë munguar të ftuarit VIP.

Kryefjala e dekorit të ambienteve ku aktorja ka organizuar festën janë pikërisht bananet, të cilat ajo i ka përmendur shpesh edhe në formë batute në BBV.

Por përveç bananeve, apo të ftuarve aktorja ka përfshirë edhe detaje të tjera nga eksperienca e saj në format, në festën e ditëlindjes.

“Bakllava, kadaif dhe Monika”- shkruhet në sfondin e dekorit ku aktorja mbajti dhe një fjalim hyrës duke falendëruar të gjithë të pranishmit.

Lista e të pranishmëve përfshin shumë nga ish-banorët e BBV, ku mund të veçohet Arjola Demiri, me të cilën u tha se Monika ka pasur një krisje pas përfundmit të reality-showt.

Siç shihet nga fotot e publikuara dy aktoret janë mjaft afër me njëra-tjetrën dhe nuk kanë munguar kërcimet sensuale nga Monika dhe as dhurata e Arjolës për të. Ajo duket se i ka dhuruar Monikës një byrzylyk dhe kjo me sa duket konfirmon faktin se dy aktoret janë pajtuar.

Një tjetër i ftuar në ditëlindjen e Monika Lubonjës është edhe “piloti i zemrës”, ashtu siç e quan ajo. Sigurisht, nuk ka munguar as kërcimi me Abër Xhajën, pilotin që u bë i njohur me surpizat për akotren ndërsa ishte ende pjesë e BBV.

Ish-banorë të tjerë të BBV që iu bashkuan festës janë, Sheila Haxhiraj, Elhaid Cufi, Antonela Berisha, Einxhel Shkira, Paloma, Sarah Berisha.

Nga ana tjetër, pavarësisht se Monika shpesh ka shprehur dashurinë dhe mbështetjen e saj për të, Beatrix Ramosaj nuk ishte në festën e organizuar nga ajo. Gjithashtu as fituesi i BBV, Ilir Shaqiri, Sabiani, dhe aktori Donald Veshaj.

© Panoramaplus.al