1 Qershor, 2026

FOTO+VIDEO/ Dua Lipa dhe Callum Turner martohen në Londër, ceremonia intime me familjarët dhe miqtë


Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa dhe aktori Callum Turner janë martuar zyrtarisht në një ceremoni civile në Londër.

dua lipa 1

Çifti ka kurorëzuar lidhjen këtë pasdite në Bashkinë e Old Marylebone, në një ceremoni të thjeshtë, të shoqëruar nga familjarë dhe miq të ngushtë.

dua lipa 2

Dua Lipa është shfaqur me një veshje elegante të bardhë, të kombinuar me kapelë dhe doreza, ndërsa Callum Turner kishte zgjedhur një kostum klasik në ngjyrë blu të errët me kravatë.

dua lipa 3

Ceremonia është zhvilluar në rreth të ngushtë dhe ka shërbyer si akti ligjor i martesës së tyre, përpara festimeve më të mëdha që pritet të zhvillohen në vijim.

Sipas mediave britanike, festa kryesore e dasmës do të mbahet në Palermo të Sicilisë dhe do të zgjasë disa ditë, nga e enjtja deri të shtunën.

© Panoramaplus.al