Aktori legjendar i Hollivudit, Gene Hackman dhe gruaja e tij, Betsy Arakawa , u gjetën të vdekur pasditen e së mërkurës në shtëpinë e tyre në Santa Fe, Meksikë.
Çifti, i cili ishte i martuar që nga viti 1991, u gjet i vdekur së bashku me qenin e tyre. Sipas autoriteteve lokale nuk ka shenja të ndonjë aktivitetit kriminal.
Dalja e tij e fundit publike ishte në mars të vitit të kaluar në Meksikë, kur ai u pa i rraskapitur, i mbështetur tek gruaja e tij Betsy, teksa kishin shkuar për të shijuar një vakt në restorantin e Pappadeaux në Santa Fe. Kjo ishte hera e parë që çifti u shfaq së bashku në publik në dy dekada. Menjëherë pas kësaj, aktori u fotografua duke dalë nga një dyqan, i veshur me pantallona kargo, një këmishë me kuadrate, një triko gri dhe atlete të zeza, duke mbajtur një kafe dhe një byrek në dorë.
Sherifi i Qarkut Santa Fe Aidan Mendoza nuk pranoi të jepte detaje në lidhje me shkakun e vdekjes së çiftit ose kohën e saktë që ata vdiqën. Në një deklaratë, Zyra e Sherifit konfirmoi vdekjen e tyre, duke vënë në dukje se hetimi është në vazhdim.
Gene Hackman mbushi 95 vjeç në fund të janarit. Ai ishte martuar dy herë dhe kishte tre fëmijë. Vitet e fundit, ai jetonte i izoluar në New Mexico me gruan e tij të dytë, një pianiste 63-vjeçare. Hackman ishte tërhequr nga aktrimi që nga viti 2004, kur luajti në komedinë politike Welcome to Mooseport, duke luajtur Monroe “Eagle” Cole.