Kylie Jenner dhe i dashuri i saj Timothee janë shfaqur më të dashuruar se kurrë në eventin e “BAFTA Film Awards 2025.”

Modelja shoqëronte në tapetin e kuq, partnerin i cili është nominuar për aktorin më të mirë në filmin “A Complete Unknown”.

Ishte e qartë që dyshen e kishte marrë malli për njëri-tjetrin pasi u shfaqën më të afërt se çdo herë tjetër teksa ishin akomoduar në vendet e tyre.

Në pamjet e publikuara nga DailyMail, dyshja e cila u lidhën në prill të vitit 2023, i kishin sytë vetëm tëk njëri tjetri gjatë gjithë ceremonisë, ata janë fotografuar duke i pëshpëritur njëri-tjetrit në vesh si edhe duke u prekur.

Kylie e cila asnjëherë nuk zhgënjen me pamjen e saj, ketë herë kishte zgjedhur një fustan të zi mjaft elegant i cili i tregonte të gjithë kurrizin, ajo e kishte komninuar atë më një palë taka ngjyrë argjendi si edhe një palë vëth diamanti.

Për sa u përket flokëve, Jenner i kishte modeluar pas koke, të shthurura.

Ndërsa vetë Timothe, kishte zgjedhur një kostum të zi, këpucë të zeza si edhe në qafën e tij u pa një gjerdan verbues diamanti.


