Futbollisti i famshëm Nicolo Zaniolo dhe Sara Scaperrotta së shpejti do të martohen. Ky lajm vjen pas lëvizjes së Zaniolos i cili i propozoi të dashurës së tij gjatë një darke shumë romantike.

Fotot e publikuara nga Sara tregojnë momentet e bukura të çifti gjatë propozimit si edhe unazën me diamant që lojtari i Fiorentinës i dhuroi asaj.

Pas disa ulje-ngritjeve në marrëdhënie, çifti janë gati për një kapitull të ri në jetën e tyre.

Marrëdhënia mes Nicolò Zaniolo-s dhe Sara Scaperrotta-s sigurisht nuk ka qenë e thjeshtë.

Nicolò Zaniolo dhe Sara Scaperrotta kanë pasur një marrëdhënie të gjatë, por ka qenë një varg i vazhdueshëm ulje-ngritjesh. Të dy u bashkuan kur ishin shumë të vegjël, por pas dy vitesh lidhje u ndanë në vitin 2021, kur influencuesja zbuloi se ajo ishte shtatzënë.

Në atë kohë, futbollisti, i cili në atë kohë luante për Romën, tha se nuk ndihej gati të bëhej baba, por do të merrte përgjegjësitë e tij. Në të njëjtën periudhë, dolën zërat e parë për lidhjen e tij me Chiara Nasti, tashmë gruaja e futbollistit të Lazios, Mattia Zaccagni. Scaperrotta kishte thënë se fëmija ishte i kërkuar dhe i dëshiruar, ndërsa sipas futbollistit marrëdhënia e tyre tashmë ishte përkeqësuar para zbulimit të shtatzënisë.

Pas një periudhe të gjatë në të cilën çifti nisën kontaktet vetëm për të menaxhuar djalin e tyre Tommaso, në verën e vitit 2024 Sara dhe Nicolò i befasuan të gjithë me fotot e një pushimi të kaluar së bashku.

“Vendosëm t’i japim familjes tonë një shans tjetër,” tha në atë kohë Sara.

Muajt e fundit, marrëdhënia mes të dyve është forcuar dhe stabilizuar, ata kanë ndarë disa foto së bashku duke treguar bashkëfajësinë dhe harmoninë, deri në propozimin për martesë.


