Vera nuk mbaron pa mbaruar pushimet VIP-at tanë. E duke qenë se shumë prej tyre kanë pasur një sezon të ngarkuar, fundi i gushtit është edhe periudha më e mirë për ta për të shfrytëzuar disa ditë me diell buzë detit.

Edhe këtë javë, shumë prej tyre na kanë zbuluar destinacionet, duke na bërë pjesë të ditëve të tyre të pushimeve. Pak diell, pak luks, shumë sensualitet dhe shumë dashuri, janë këto disa nga elementët e pushimeve të personazheve të ekranit, që edhe këtë javë duket se kanë qenë kryefjala e mediave për pushimet që po bëjnë.
Cindy Marina
Prej pak muajsh moderatorja është fejuar me djalin e Jozefina Topallit. Çifti shpejt është shndërruar në një prej dysheve më të dashura të publikut. Pas propozimit romantik që partneri i bëri, tashmë të gjithë janë duke pritur edhe dasmën e këtij çifti. Por teksa detajet bëhen gati, ‘nusja’ gjen pak kohë për të pushuar. Pas ditëve në Itali dhe Francë, Cindy nuk i ka humbur dhe disa ditë në bregdetin e jugut tonë. Në rrjetet sociale ajo ka publikuar foto me bikini, ku duhet thënë, vijon të ruajë linjat e miss-it.

Klea Huta

Ledina Çelo
Ndonëse vitet kalojnë, Ledina Çelo shfaqet gjithnjë super seksi. Këngëtarja, ka treguar se mbetet një ndër femrat më seksi në vendin tonë dhe gjithnjë shfaqjet sensuale nuk na i ka kursyer. Këtë verë artistja zgjodhi të pushojë në jug të vendit tonë, dhe me fotografitë që shpërndau në rrjetet sociale, duhet thënë se ia vuri flakën rrjetit. Me bikini minimalisht dhe me linjat perfekte që gëzon, nuk kemi sesi mos ta shpallim ‘mbretëreshën e bikinit’, jo vetëm për këtë vit, por edhe për shumë vite të tjera. Herë si femër seksi, e herë si një super mama, këngëtarja nuk i ka kursyer për miqtë virtualë pamjet nga ditët e pushimeve.

Einxhel Shkira
Vetëm një muaj më parë, në media u fol se mes saj dhe DJ Dagz kishte një krisje. Çifti nuk ishte parë bashkë prej disa ditësh dhe kaq mjaftoi që rrjeti të shpërthente. Megjithatë, dyshja duket se po jeton ditë plot dashuri, ku bashkë me ta tashmë është edhe Trev. Pasi Dagz ka mbyllur një vit të ngjeshur me aktivitete ku ka qenë i ftuar, edhe familja ka nisur ditët e pushimit. Këtë herë çifti ka zgjedhur Greqinë, për disa ditë relaksi, buzë detit dhe pishinës. Ka qenë vetë ishfinalistja e “Big Brother” ajo që ka publikuar pamjet në rrjetet sociale. Pas angazhimeve të shumta që ka me djalin në këto ditë plazhi, duket se Einxhel ka gjetur kohë për të pirë edhe një kafe turke, ashtu si asaj i pëlqen.

Viola Spiro
Vite më parë, gazetarja sportive deklaroi se këtej e tutje nuk do të postonte më foto e video me bikini. Kjo, sepse sipas Violës, tashmë ishte rritur dhe prioritet kishte karrierën dhe jo fotot seksi në rrjetet sociale. Dhe duket se fjalën e ka mbajtur. Kanë kaluar shumë vite qëkur kemi parë një foto me rroba banjo të sajën në rrjete sociale. Edhe kur është në Ibiza dhe atmosfera është e çmendur, ajo nuk ia lejon vetes pak sensualitet në Instagram. Viola Spiro ka zbuluar se këtë verë është duke shijuar Ibizën, ku natyrisht që nuk ka zbuluar se kush e shoqëron në këto ditë të nxehta vere.


