19 Prill, 2022

Fotot/ Vajza e Alketa Vejsiut është ylli i ri i Instagramit


Deri pak ditë më parë imazhi i saj ishte totalisht sekret. Ndërsa sot Nikol është ndër personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale. Flasim për vajzën e Alketa Vejsiut, e cila ka rritur profilin e saj në Instagram me mijëra ndjekës vetëm në pak ditë më parë.

Kujtojmë se ditë më parë, “Panorama Plus” publikoi fotografitë e para të Nikol në rrjetet sociale. Kaq mjaftoi që rrjeti të shpërthente me detaje nga vajza, që Alketa për aq shumë kohë kishte zgjedhur ta mbante larg famës, por duket se nuk ia ka dal. Sot Nikol nelo ka mbi 11 mijë ndjekës në rrjetet sociale.

Duket se kurioziteti për të njohur vajzën adoleshente të moderatores ka qenë i madh, dukë vërshuar në qindra mijëra kërkesa miqësie për të. Ashtu si shihet edhe nga fotot, Nikol është një vajzë shumë simpatike bjonde dhe me sytë blu.

Aktualisht Nikol po studion në Angli, çfarë ka bërë që moderatorja ti kalojë ditët mes Londrës dhe Tiranës ku dhe vijon me angazhimet e saj në televizion. Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë rrugëtimi virtual i Nikol me kalimin e ditëve, teksa ajo tashmë është shndërruar në një personazh në rrjet

 

© Panoramaplus.al