4 Maj, 2018

FOTOT/ U ndie keq në shtëpi, çifti i aktorëve fotografohet në spital. Ia mbathin me vrap kur…


Çifti i famshëm i showbizit turk, Kadir Dogulu dhe Neslihan Atagul janë fotografuar në dalje të një spitali në Stamboll.

“Hurriyet” raporton se Kadir Dogulu, i cili luan rolin e Mehmet Giray Khan në serialin “Sulltanesha Kosem”, është parë me një maskë në fytyrë në dalje të spitalit.

Ai ishte dërguar menjëherë në spital nga bashkëshortja e tij pasi kishte ndjerë shqetësime në shtëpi.

Sipas medias turke, çifti i famshëm u habit së tepërmi nga prania e medias dhe u largua me shpejtësi. Deri më tani nuk dihet ende se nga se vuan aktori 36-vjeçar.

Kadir Dogulu u martua me aktoren 25-vjeçare Neslihan Atagul në vitin 2016, dy vite pasi ishin njohur dhe dashuruar në serialin “Mes Dy Dashurish”, ku ata luanin rolet kryesore të Nerimanit dhe Maxhitit.

/tvklan.al

 

© Panoramaplus.al