3 Mars, 2025

FOTOT/ Të dashuruar marrëzisht pas njëri-tjetrit, Kylie Jenner shkëlqen me shfaqjen e saj krah Timothée Chalamet, në ceremoninë e çmimeve Oscars


Kylie Jenner u shfaq mahnitëse teksa bëri paraqitjen e saj të parë publike pas humbjes së dhimbshme të parukierit të saj të dashur, Jesús Guerrero, në Oscars 2025 përkrah të dashurit të saj, Timothée Chalamet.

Ylli shumë i njohur tërhoqi vëmendjen me një fustan të zi, minimal dhe elegant, ndërsa shfaqte shkëlqim natyral pranë Chalamet, i cili është i nominuar për çmimin “Aktori më i Mirë për rolin e Bob Dylan” në filmin “A Complete Unknown”.

Megjithëse e shmangu tapetin e kuq, duke lënë Timothée të parakalonte me nënën e tij, Kylie e kompensoi mungesën duke qëndruar pranë të dashurit të saj brenda ceremonisë, teksa ata shoqëroheshin para se të uleshin në vendet e tyre, shkruan DailyMail.

Çifti nuk e kursyen dashurinë për njëri-tjetrin, pasi u panë duke ndarë disa puthje të ëmbla gjatë mbrëmjes.

© Panoramaplus.al