Aktorja Sydney Sweeney është shfaqur në një skenë të guximshme në episodin e fundit të serialit “Euphoria”, ku personazhi i saj Cassie shfaqet krejtësisht e zhveshur në kuadër të zhvillimit të historisë së saj dhe përfshirjes në platformën OnlyFans.
Në episodin e titulluar “My Dream America”, Cassie paraqitet duke realizuar një set fotografik për llogarinë e saj në OnlyFans, ku provon role dhe paraqitje të ndryshme për të krijuar përmbajtje të re.
Në disa prej skenave, ajo shfaqet pa rroba gjatë xhirimeve të setit fotografik, ndërsa në një tjetër moment me temë bejsbolli, personazhi pozon vetëm me një kapelë dhe elemente sportive.
Sipas mediave të huaja, disa shikues kanë vlerësuar performancën dhe përkushtimin e Sweeney-t ndaj rolit, ndërsa të tjerë i kanë konsideruar skenat të forta dhe të diskutueshme.
Aktorja ka folur më herët për rolin e saj në “Euphoria”, duke thënë se ai i ka dhënë më shumë vetëbesim dhe vetëdije artistike. Në një intervistë për Variety në vitin 2023, ajo është shprehur se i ka kërkuar krijuesit të serialit, Sam Levinson, të thellojë më tej personazhin e Cassie-t, duke thënë: “Më jep më shumë. Dua të tregoj se çfarë mund të bëj.”
© Panoramaplus.alEuphoria fans APPALLED at Sydney Sweeney being ‘degraded’ in new X-rated fetish scenes https://t.co/FfNVKBCoWj
— Weekend Magazine (@weekendmagazine) April 20, 2026








