11 Qershor, 2018

FOTOT/ Shkëlzen Berisha si asnjëherë më parë, tregon anën që publiku nuk e njihte


Rrjetit social “Instagram” iu shtua edhe një tjetër përdorues. Ai është djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni.

 

Këtë gjë e ka bërë të ditur partnerja e tij, Armina Mevlani, e cila ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto me Shkëlzenin. Bashkëngjitur me foton ajo shkruan: “Dikush është i ri në “Instagram”.

 

Ndërkohë komentet kanë qenë të shumta, ku një i shkruan: “hahaha, është shumë romantik si profil, por shumë mirë për ju, jo urrejtje”.

Në fakt komentuesja ka paksa të drejtë teksa i hedhim një sy “Instagram”-it të Shkëlzen Berishës, ku brenda 3 ditëve ai ka bërë disa postime ku dominojnë pikërisht fotot me Arminën.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al