6 Maj, 2025

FOTOT/ Shkëlqen Kim Kardashian në mbrëmjen e “Met Gala 2025”, veshja provokuese e saj që mori vëmendjen në tapetin e kuq


Personazhi televiziv Kim Kardashian ka shkëlqyer me paraqitjen e saj në mbrëmjen e Met Gala 2925.

Ajo arriti të tërheqë vëmendjen me veshjen e zgjedhur teksa dëshmoi edhe njëherë pse konsiderohet ikonë e modës.

Kim u shfaq e veshur me një kostum prej lëkure krokodili, e prodhuar nga shtëpia e modës Çhrome Hearts.

Ceremonia e këtij viti u zhvillua, si gjithmonë, në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, nën kuratorin e  Andrew Bolton , i frymëzuar nga libri i  Moniça L. Miller,  Skllevërit e Modës. Tema u përqendrua në identitetin e modës së zezë dhe rolin historik të Dadaizmit, në evolucionin e stilit nga shekulli i 18-të deri në ditët e sotme.

Veshja me të cilën u shfaq Kim në tapetin e kuq i zbulonte asaj shpinën dhe belin ndërsa në fund tërhiqte një bisht të gjatë.

Kardashian kishte kompletuar pamjen e saj me aksesorë jo pak të shtrenjtë, perlat, gjerdani me diamant dhe kapelja e saj e madhe prej lëkure ishin kryefjala e veshjes së saj.

 

© Panoramaplus.al