19 Qershor, 2025

FOTOT/ Shkëlqen Alessandra Ambrosio, e veshur me bikini modelja nuk i lë vend imagjinatës me pozat në bregdet


Me një pamje rrezatuese, supermodelja Alessandra Ambrosio ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa momente nga pushimet luksoze në Meksikë.

44-vjeçarja braziliane pozoi me një bikini shumëngjyrëshe, të cilën e kombinoi me një shall flokësh elegant dhe syze dielli që i shtonin më shumë stil look-ut të saj veror.

Në një nga fotot, Ambrosio shfaqet përpara një pishine luksoze, ndërsa në një tjetër, ajo shihet duke shijuar diellin mbi një shezlong. Vendndodhja e sesionit fotografik ishte resorti idilik Los Campos në Meksikë, një ndër destinacionet më të pëlqyera të Amerikës Latine për pushime verore.

Ambrosio, e njohur për stilin e saj të rafinuar dhe karrierën e suksesshme në industrinë e modës, vijon të mbetet një ikonë frymëzuese për fansat në mbarë botën.

© Panoramaplus.al