Kryeministri i vendit, Edi Rama ka qene sot në Fier, për të parë nga afër përfundimin e një investimi për ujësjellësin e këtij qyteti.

Bëhet fjalë për një investim të financuar nga gjermanët dhe BE-ja dhe të mbështetur nga qeveria shqiptare.
Ajo që ka bërë përshtypje në këtë vizitë ka qenë edhe veshja që ka zgjedhur kryeministri. Ai është fotografuar i veshur me xhaketë, këpuce serioze dhe me pantallona tip citjanesh me ngjyre te zeze.


Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi teksa njofton per kete takim shkruan: Sot me Kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Ambasadoren e RFGJ, Susanne Schuetz, inauguruam investimin më të madh të bërë këto vite në Ujësjellës Kanalizime Fier, veprën e zëvendësimit të rrjetit të brendshëm të qytetit. Ky investim ka kushtuar 11.6 mln euro dhe është financuar nga Qeveria Gjermane, Banka Europiane për Zhvillim. Investimi garanton jo vetëm furnizimin me ujë 24 orë për qytetarët, por rrit njëkohësisht cilësinë e shërbimit si në ujësjellës ashtu edhe në kanalizime. Është një investim që nuk duket, por që impaktin e tij kanë filluar ta ndiejnë prej disa kohësh qytetarët e Fierit.



