8 Korrik, 2025

FOTOT/ Pushime relaksuese për Dua Lipën, këngëtarja ndan momentet e veçanta krah miqve


Këngëtarja shqiptare dhe famë ndërkombëtare, Dua Lipa, vazhdon pushimet e saj verore dhe ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj disa nga momentet më të veçanta të këtyre ditëve.

Së fundmi, artistja ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një sërë fotografish, ku shfaqet në ambiente bregdetare, e veshur me rroba banje dhe e rrethuar nga miqtë e saj të afërt.

Postimet përfshijnë gjithashtu pamje nga natyra, vendet që ajo ka vizituar, si dhe ushqimet që ka shijuar gjatë kësaj periudhe.

Në mbishkrimin që shoqëronte fotografitë, Dua Lipa shkruan shkurtimisht: “Po kalojmë mirë”.

 

© Panoramaplus.al