30 Qershor, 2025

FOTOT/ “Pizhama party”, mbyllet pas tre ditësh martesa përrallore e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez! Të ftuarit VIP siç nuk i keni parë ndonjëherë


Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez përfunduan festimet e dasmës së tyre në Venecia, me një “pajama party” mbrëmjen e së shtunës, më 28 qershor.

Screenshot_4

Pas tre ditësh festimesh, çifti e mbylli rrugëtimin e tyre të martesës me një mbrëmje të fundit argëtimi. Të ftuarit VIP u panë duke mbërritur me taksi detare private, të veshur sipas temës së mbrëmjes, pizhama luksoze.

Mbrëmja tërhoqi vëmendjen e mediave, jo vetëm për vendndodhjen spektakolare, por edhe për praninë e yjeve ndërkombëtarë: Oprah Winfrey, Kylie dhe Kendall Jenner, Kim Kardashian, Ivanka Trump, Sidney Sëeeney, Leonardo DiCaprio me partneren Vittoria Ceretti dhe këngëtari Usher, ishin vetëm disa prej tyre.

Kylie Jenner shkëlqeu me një crop top argjendi të Paul Aaron dhe një fund të bardhë, ndërsa mbante në dorë një gotë.

Kendall Jenner zgjodhi një fustan blu të Thierry Mugler me një kapuç transparent në të njëjtën ngjyrë.

Screenshot_1

Kris Jenner, nëna e tyre, u pa me një set elegant me motive gri e të bardha, të kombinuar me një boa me pupla të zeza.

Screenshot_3

Kim Kardashian zgjodhi një pamje më sensuale, me një korse të zbuluar dhe çorape të tejdukshme me mbajtëse.

kim kardashian

Ivanka Trump shfaqi elegancë me një fustan të zi të Carolina Herrera dhe një çantë të vogël në dorë.

ivanka

Oprah Winfrey shkëlqeu me një veshje ngjyrë bronzi me detaje me pupla.

Oprah Winfrey

Sidney Sëeeney spikati me një fustan dantelle të zezë nga Galia Lahav, me flokët bionde të lëshuara në onde të buta.

Sydney Sweeney

Leonardo DiCaprio zgjodhi një set pizhamash në ngjyrë vishnje, të kombinuar me një xhaketë të zezë dhe një kapele për të ruajtur privatësinë.

leo

Vittoria Ceretti, partnerja e tij, veshi një fustan Dolce & Gabbana, i kombinuar me një çantë.

vittoria

Usher befasoi me një stil unik, një rrobë të gjatë të kaltër në vend të xhaketës klasike, me detaje të bardha në qepje.

Usher

Ky “after party” shënoi fundin e një martese përrallore në qytetin e ujit, që do të kujtohet gjatë në historinë e dasmave VIP.

© Panoramaplus.al