21 Nëntor, 2025

FOTOT/ Pasi u bë nënë për herë të katërt, Cardi B publikon momente me foshnjën e saj në krahë


Reperja e njohur amerikane, Cardi B, ka ndarë sot me ndjekësit e saj në rrjetet sociale fotot e para me djalin e saj të porsalindur. Artistja 33-vjeçare dhe partneri i saj, futbollisti Stefon Diggs, mirëpritën fëmijën e tyre vetëm disa ditë më parë.

Lajmin e ardhjes në jetë të foshnjës, Cardi B e kishte konfirmuar më herët përmes një postimi, ku shprehej: “Jeta ime ka qenë gjithmonë një kombinim kapitujsh dhe kohësh të ndryshme. Kapitulli i kaluar ishte fillimi i një epoke të re. Të fillosh nga e para nuk është kurrë e lehtë, por ia vlejti!”

Në një postim në Instagram, reperja ka ndarë imazhe nga reparti i maternitetit, ku shihet e ulur në një karrige duke përqafuar djalin e saj. Në një tjetër foto, Cardi B pozon së bashku me partnerin Stefon Diggs dhe foshnjën e tyre.

Cardi B është tashmë nënë e katër fëmijëve, ndërsa tre prej tyre i ka me ish-bashkëshortin e saj, Offset.

© Panoramaplus.al