3 Nëntor, 2023

FOTOT/ Pas ndarjes së bujshme me Tea Trifonin, ish-konkurenti i “Përputhen” i jep martohet me partneren shtatzënë!


Ish- konkurenti i spektakli të dashurisë “Përputhen”, Beart Rexhepi disa muaj pasi u nda nga Tea Trifoni zbuloi se ka rigjetur sërish dashurinë.

Pasi konfirmoi lidhjen me të dashurën e tij, Bearti dhe vajza që i ka vjedhur zemrën së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë së bashku.

Mirëpo së fundmi çifti kanë kurorëzuar me martesë lidhejn e tyre të dashurisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Instagram, ku ka treguar nënën e fëmijës së tij të veshur me një fustan të bardhë nusërie teksa ndodheshin në një makinë.

Dyshja duken shumë të lumtur teksa shoqëroheshin edhe nga familjarët e ish-konkurentit në makinë duke kërcyer dhe kënduar me këngë dasme.

Për nga mënyra si u zhvillua, lidhja e Beartit me Tean bëri një bujë të madhe në rrjet, sepse disa ditë pasi doli çift me Andi Shehin nga spektakli i dashurisë konfirmoi lidhjen konkurentin tjetër me anë të një fotoje.

tea trifoni beart rexhepi (1)

Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi ishin një ndër çiftet e “Për’puthen” që shkaktuan shumë zhurmë dhe reagime nga ana e publikut.

melisa lleshi andi shehu, tea trifoni, beart rexhepi (6)

Nuk kaloi shumë kohë që ish-çifti ti jepnin fund lidhjes së tyre, ndërsa pas disa muajsh ky i fundit përmes një postimi në rrjetet sociale konfirmoi romancën me partneren e tij aktuale.

beart rexhepi6

Nga ana tjetër, ndryshe nga ky i fundit ish-partnerja e tij mesa duket akoma nuk e ka hedhur prapa krahëve këtë histori, pasi deri më tani nuk ka konfirmuar që është në një lidhje.

tea trifoni beart rexhepi (6)

tea trifoni (1)

beart rexhepi3

beart rexhepi1beart rexhepi2beart rexhepi3beart rexhepi4

© Panoramaplus.al