Brad Pitt dhe Ines de Ramon bënë një paraqitje të veçantë në tapetin e kuq të premierës së filmit të tij të ri, “F1”, më 16 qershor në New York.

Çifti, i cili nuk mungon kurrë të tërheqë vëmendje me kiminë e fortë mes tyre, u shfaq i kapur për dore, duke konfirmuar lidhjen e ngushtë me njeri-tjetrin.

Pitt, 61 vjeç, zgjodhi një kostum klasik blu të errët dhe këmishë të bardhë, ndërsa Ines, 32 vjeç, dukej mahnitëse me një fund të bardhë dhe bluzë ku i zbulohej beli.

Kjo është paraqitja e tyre e rradhës publike që nga viti 2022, kur u shfaqën për herë të parë në një koncert në Los Angeles. Pas kësaj, në 2024, çifti u pa edhe në Çmimin e Madh Britanik dhe në Festivalin e Filmit në Venecia.

Brad Pitt i ka mohuar me vendosmëri thashethemet se përdor lidhjen e tij me Ines për promovim të filmit “F1”. Në një intervistë për “GQ” ai deklaroi: “Jeta evoluon, marrëdhëniet evoluojnë,” duke theksuar se këto mendime janë thjesht të pabaza.
© Panoramaplus.al
