Këngëtarja Jennifer Lopez bëri një dalje publike me fëmijën e saj jobinar, Emme, duke marrë pjesë në premierën e shfaqjes “Othello”. Të dy kanë kaluar së bashku në tapetin e kuq dhe janë fotografuar jashtë Teatrit Ethel Barrymore.

Ylli 55-vjeçar bëri përshtypje me një ansambël joshës ndërsa 17-vjeçarja e saj, për të cilën Lopez ka thënë se përdor përemra asnjanës nga gjinia, zgjodhi të shfaqej me një kostum të zi me shirita, këmishë gri dhe kravatë bardh e zi. Disa yje iu bashkuan atyre në tapetin e kuq.

Prodhimi i ri i Othello drejtohet nga Kenny Leon ku luan Denzel Washington si Othello dhe Jake Gyllenhaal si Iago. Lopez bëri një postim në rrjetet e saj sociale, një video me fëmijën e saj teksa po shkonin drejt teatrit.

“Kam takimin më të mahnitshwm për premierën zyrtare të “Othello” këtu në Nju Jork ,” dhe më pas drejtoi kamerën nga fëmija i saj jo-binar. Fëmija përshëndeti me shpejtësi kamerën, duke e bërë nënën e tij të shpërthejë në të qeshura dhe më pas deklaroi se ishte “ e emocionuar ” për natën e tyre.
Lopez ka shprehur vazhdimisht mbështetje për fëmijën e saj, veçanërisht në rrugën që ai po ndjek drejt eksplorimit të identitetit të tij seksual.
Njerëzit jobinarë: (Identifikohen si një gjini e tretë e ndërmjetme ose e veçantë, kanë më shumë se një gjini, nuk kanë gjini ose identitet gjinor fluid (genderfluid). Identiteti gjinor ndahet nga orientimi seksual apo romantik; njerëzit jobinarë kanë orientime të ndryshme seksuale, ashtu si janë njerëzit cisgjinorë.)
© Panoramaplus.al
