7 Dhjetor, 2020

Fotot paparazi/ Pasi kaloi COVID-19, deputeti Ervin Bushati tregon kujdes të shtuar për shëndetin


Rreth dy javë më parë, deputeti i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Ervin Bushati, lajmëroi në rrjetet sociale se ishte infektuar me COVID-19.

Ai kishte hedhur një foto artistike, mjaft të këndshme ku tregonte se si puthej me bashkëshorten e tij përtej xhamit, të cilën e kishte shqëruar me komentin: “Dashuri në kohërat e Covid”.

Këtë javë deputeti Bushati ka vendosur të vijë në punë, me sa duket, testi i ka dalë negativ dhe gjithçka ka shkuar pa problem. Por ai duket se ka marrë një mësim nga kjo që ndodhi dhe ka vendosur të jetë tejet i kujdesshëm me shëndetin.

Siç e shikoni edhe në foto, deputeti ka hapur çadrën, pa dalë akoma nga dera e Parlanetit që të mos rrezikojë që të laget as edhe për një moment.

Por përtej kujdesit për veten, Bushati ka treguar kujdes edhe për kolegen e tij, deputeten Mimi Kodheli. Ai e ka ftuar atë në çadër që të mos lagej. Duket se gjithçka ka kaluar mirë dhe shpresojmë që edhe të infektuar të tjerë ta kenë po kaq të lehtë sa Bushati.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al