Vladimir Putin është jashtëzakonisht diskret për femrat në jetën e tij. Por sanksionet perëndimore po hedhin dritë mbi të gjitha vajzat që kanë pasur lidhje me të, si dhe vajzat e tij, të cilat po bëjnë jetë luksoze në Perëndim, me paratë e vjedhura nga populli rus, shkruan Nypost.

Ja kush janë gratë që kanë fituar zemrën ‘e zezë’ të Vladimir Putin, sipas ‘NYpost’:
Lyudmila Shkrebneva

Dy vajzat e tyre janë tani në listën e sanksioneve nga SHBA:
Maria Putina, 36 vjece, e cila përdor mbiemrin Vorontsova dhe është bashkëpronare e Nomenko, një firmë investimesh për kujdesin shëndetësor.

Maria po jetonte mes luksit në Holandë dhe po dilte me një shtetas holandez, i quajtur Jorrit Faasen, i cili kishte një punë me pagesë shumë të lartë, të lidhur me sektorin e naftës dhe gazit të Rusisë.

Katerina, ndërkohë, u martua me Kirill Shamalov në vitin 2013 – dhe më pas ai u bë miliarderi më i ri i Rusisë, si drejtor dhe pjesërisht pronar i Sibur, një kompani ruse nafte. Ata u divorcuan në vitin 2018.

Svetlana Krivonogikh

Krivonogikh tani jeton në Monako, në një apartament me vlerë rreth 4.1 milionë dollarë të blerë nga një firmë misterioze offshore që u ekspozua në Pandora Papers vjeshtën e kaluar – me vajzën e saj 19-vjeçare, Luiza Rozova, e cila njihet gjithashtu si Elizaveta Krivonogikh.
Rozova ka postuar foto ku shihet duke bërë një jetë luksoze.
Nëna e saj, ndërkohë, ka një biznes prej 95 milionë dollarësh dhe një jaht superluksoz.
Ajo është madje një bashkëpronare e Bank Rossiya, një nga bankat më të mëdha private në Rusi, e themeluar me para nga Partia Komuniste në vitet 1990.
Alina Kabaeva

Kabaeva ishte me sa duket myslimane dhe ishte konvertuar në ortodokse ruse për hir të Vladimir Putinit, thonë burimet. E njohur si “Eva Braun” e Putinit, Kabaeva dhe fëmijët e tyre besohet se jetojnë në Zvicër. Miqtë thuhet se po i kërkojnë asaj që të përdorë ndikimin që ka tek Putin për të ndaluar luftën ne Ukraine.
Victoria Lopyreva

Ajo tani thuhet se jeton me një rus të quajtur Igor Bularov.
© Panoramaplus.al
