Blerina Gjylameti është paraqitur në seancën e fundit plenare me një buzëqeshje të qartë dhe një prani që nuk linte vend për keqardhje.

E veshur me një fustan të zi elegant dhe plot stil, deputetja socialiste ka treguar se edhe lamtumirat mund të jepen me dinjitet dhe elegancë. Ndonëse kjo ishte seanca e saj e fundit në Kuvend, Gjylameti nuk u shfaq aspak e tërhequr.

Përkundrazi, ajo ka përshëndetur kolegë të shumtë, ka shkëmbyer batuta dhe ka marrë pjesë aktive në atmosferën e sallës, si për të treguar se largimi i saj nuk është fundi i një rruge, por ndoshta nisja e një tjetër etape.

Shpesh deputetët që nuk rikandidojnë mbërrijnë me një lloj heshtjeje simbolike, por Gjylameti zgjodhi të bëjë të kundërtën. Me atë qetësi dhe vetëbesim që e ka karakterizuar në vite, ajo e shijoi çdo moment të fundit. Jemi të sigurt që Gjylametin, shumë shpejt do ta shohim me angazhime të reja, ndonëse eleganca e saj do të mungojë në Parlament.


