Kristina Baki e tërhequr disi nga tregu modelingut, për shkak të mëmësi, ajo vijon të jetë një imazh mjaft i dashur për publikun. Me thjeshtësinë që e karakterizon, Kristina, ka ditur sesi të ruajë imazhin e saj në publik.
Daljet në televizion i ka pasur të rralla, por në të përditshmen e saj, është shumë e thjeshtë ta ndeshësh në rrugët e Bllokut, ku preferon që të shoqërohet thuajse gjithnjë nga vajza e saj. Kështu ka qenë pamja edhe këtë herë, ku modelja, së bashku me të bijën kanë qenë duke ngrënë diçka së bashku si dy mikesha të mira.
E veshur sportive dhe pa pikë grimi, ajo duket se vijon të ruajë të njëjtin sharm, edhe pse larg shkëlqimit të ekranit. Modelja e njohur Kristina Baki ka qenë e ftuar në një intervistë të rrallë, ku ka folur rreth jetës së saj private. Modelja ka treguar se jeton në një familje të madhe, pjesë e së cilës janë edhe vjehrri dhe vjehrra e saj, ndërsa shtoi se ka një raport shumë të mirë me këtë të fundit.
“Tani që jam bërë mami, vjehrra më ledhaton pak dhe ma sjell ajo kafen te krevati, sepse rri gjithë natën pa gjumë me gocën dhe ajo më sjellë kafen për të nisur ditën. Por, kur të ketë vjehrra nevojë, kafen do ia çoj dhe unë, sepse unë kam një marrëdhënie Nga deklaratat e dashurisë, te trëndafilat, si përfundoi historia shumë të mirë me vjehrrën time. Jemi si shoqe shumë të ngushta, sepse ajo ka sjellë në jetë partnerin tim. Unë jetoj me vjehrrën lumturisht e lumtur.
Kur kemi ndonjë gricje me njëra-tjetrën për shkak të vajzës, them “po si të mërzitem unë me të, ajo më ka sjellë në jetë njeriun që unë dua, kështu që kalojnë të gjitha”. As ajo nuk mërzitet. Unë jetoj në një familje shumë të madhe, me vjehrrin, me vjehrrin. Unë kam jetuar gjithë kohën me familjen time dhe tani nga një familje kam kaluar në një familje tjetër, jam shumë e lumtur për këtë”, tha Kristina.