6 Korrik, 2025

Fotot nga paparazzi/ Shehu dhe Krrashi bashkë në seancën e fundit! Socialisti i jep lamtumirën Parlamentit


Ditën e enjte është mbajtur edhe seanca e fundit plenare për këtë sesion. Në shtator, ky parlament do të ketë të tjerë emra, si dhe rrjedhimisht, disa prej figurave që jemi mësuar të shikojmë prej 4 vitesh do të mungojnë.

Tritan Shehu Lavdrim Krashi 2

E duket se kjo seancë e fundit, ka qenë edhe një moment i mirë, që miqtë, nga të gjitha krahët të qëndrojnë së bashku. Tritan Shehu i Partisë Demokratike dhe Lavdrim Krashi i Partisë Socialiste u panë duke hyrë së bashku në ambientet e Kuvendit. Në fotografi, në të cilën dy figura nga kahe të ndryshme politike ndajnë të njëjtën kornizë, por me rrugë krejt të kundërta përpara.

Tritan Shehu Lavdrim Krashi 1

Shehu, një nga figurat më të vjetra të PD-së, po rikthehet me profil më aktiv në sesionin parlamentar, ndërsa Krashi ndodhet në fund të mandatit të tij. Deputeti socialist, i zgjedhur nga diaspora dhe shpesh i angazhuar në temat e emigracionit dhe politikës së jashtme, nuk do të jetë më pjesë e legjislaturës së ardhshme.

Tritan Shehu Lavdrim Krashi

Bashkë në oborrin e Parlamentit, por në kahe të ndryshme të të ardhmes politike, Shehu që vjen me përvojë, Krashi që largohet pa shumë zhurmë.

Tritan Shehu Lavdrim Krashi 5

© Panoramaplus.al