4 Shtator, 2022

Fotot nga paparazzi/ Salsano Rrapi dhe Erjona Kakeli shfaqen bashkë në protestë, por qëndrojnë të distancuar


Salsano Rrapi dhe Erjona Kakeli janë dyshja e aktorëve që prej vitesh kanë një lidhje të gjatë. Prindër të dy fëmijëve, ata kanë preferuar që ta zhvendosin vëmendjen mediatike te karriera e tyre. Të rralla janë rastet kur i kemi parë bashkë në publik.

Nga ana tjetër, shumë aktivë janë veç e veç në media, duke u profilizuar në profesionet e tyre. Por, protesta në Tiranë, pas përdhunimit të 11- vjeçares në Prishtinë, çifti kanë marrë pjesë në protestë si personazh publik, por edhe si prindër. Bashkë me ta ka qenë edhe mikesha e tyre, moderatorja Xhemi Shehu.

Ashtu si shihet, ndonëse çift, dy bashkëshortët kanë zgjedhur të kalojnë kohë me miqtë e tyre. Në fotot e siguruara nga paparaci ynë, ata shfaqen disi më të distancuar, teksa kanë zgjedhur të kalojnë kohë me miqtë e tyre. Megjithatë, mes tyre nuk kanë munguar as buzëqeshjet që kanë shkëmbyer.

Të rralla janë rastet kur çifti i aktorëve kanë folur publikisht për historinë e tyre. Për herë të parë, aktorja ka zbuluar se Salsano i ka realizuar një propozim romantik për martesë në Dhërmi.

“Ma ka bërë propozim tamam kur ka qenë Margi e vogël në vendin tonë të preferuar, në Dhërmi. Më thotë hajde ikim, i thashë po vajzën si do e lëmë se ishte 6 muajshe. ‘E mban mami’, ma kthen. Si përfundim, shkuam hëngrëm atje, në një moment zbresim poshtë kisha edhe gocën me karrocë dhe shohim vendin që ishte realizuar për një propozim. I them: ‘Po gjynah si i kanë lënë këtu këto mbeturina’. Ndërkohë, Salsano më thotë: ‘Mos më prish surprizën’. Unë s’po kuptoja asgjë. Ai ulet dhe më propozon”, tha Erjona.

Dasma e tyre u bë në bregdet, duke u kurorëzuar pas disa vitesh bashkëjetesë e si prindër.

© Panoramaplus.al