Këtë të enjte ra në sy prezenca e Fate Velajt, deputetit socialist, i cili la Vienën për të filluar një karrierë politike në Shqipëri. Ne e e kemi pagëzuar si fashionistin e Parlamentit, sepse ai gjithmonë ka ditur të vishet bukur dhe sidomos me shumë ngjyra.

Mirëpo, kohëve të fundit ra në sy mungesa e tij. Thashethemet e korridoreve të Parlamentit dhe në ambientet e gazetarëve thuhej që Velaj u mërzit shumë me Ramën, sepse donte që ai ta kandidonte për kryetar bashkie në Vlorë. Dhe që në atë kohë, Velaj nuk u duk më në Parlament. Mesa duket është rikthyer që të mos djegë mandatin, por duhet parë se sa aktiv do jetë ai tani në jetën politike.

PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
