27 Shkurt, 2022

Fotot nga paparazzi/ Pas ‘frikës’ për një atentat, Enkelejd Alibeaj shfaqet pa gardistë


“Deputeti E.A do të vritet”, është kjo deklarata e Spartak Brahos që tronditi jo pak njerëz, pak para protestës së 8 janarit në selinë e PD.

enkeled alibeaj

Që nga ajo ditë, Enkelejd Alibeaj u shfaq i shoqëruar nga Garda, që ruante sigurinë e tij. Deputeti i PD për javë me radhë shoqërohej nga katër gardistë.

Por tashmë ato ditë duken shumë të largëta. Ditën e enjte, Alibeaj është shfaqur në seancën plenare krejt i vetëm.

enkeled alibeaj alfred rushaj

Duket se tashmë ai nuk ka më truproja, pasi ‘rreziku’ ka kaluar.

Deputeti i PD ka shkuar në seancë me Alfred Rushajn. Të dy politikanët kanë qenë të qetë, ku nuk kanë munguar bisedat deri tek hyrja e parlamentit, për të zhvilluar një seancë të ngarkuar.

/Panoramaplus.al

enkeled alibeaj alfred rushaj1

© Panoramaplus.al