29 Maj, 2022

Fotot nga paparazzi/ Ogerta Manastirliu sport


Fokusi ynë këtë javë ka qenë te zonjat e politikës. Teksa në oborrin para Parlamentit kemi mundur të kapim detaje nga kombinimi i tyre, duke ruajtur gjithnjë figurën e politikanes.

Këtë herë kemi ndaluar edhe te ministrja e Shëndetësisë, që duket se dalëngadalë po del nga kornizat e stilit zyrtar. Jemi mësuar ta shikojmë gjithnjë serioze, teksa veshjen e kombinon me takat e saj jo shumë të larta.

Por këtë herë, Ogerta Manastirliu ka vendosur të vijë edhe më sportive. Ashtu siç shihet edhe në këtë foto, ajo ka zgjedhur që kostumin e zi ta kombinojë me sandalet e larta ortopedike. E si për të plotësuar pamjen e freskët, ajo ka zgjedhur një çantë sportive, larg çantave që jemi mësuar të shohim në Kuvend.

© Panoramaplus.al