23 Nëntor, 2025

Fotot nga paparazzi/ Monika Kryemadhi me look “rrokereje”! Lë pas ndasitë politike pasi iu fut aktrimit, shfaqet krah socialistëve


Ishte një lajm që na habiti jo pak, kur Monika Kryemadhi u shpreh se pas politikës, do t’i futej aktrimit.

Dhe duket se ish-deputetja e ka bërë tashmë realitet këtë dëshirë të sajën, pasi ashtu siç ajo vetë na ka zbuluar, ka nisur xhirimet e filmit të parë. Por teksa për premierën e saj ka edhe pak kohë deri sa të dalë, Monika shijon premierën e filmit të Turit.

Ish-deputetja është shfaqur me një luk thuajse si rrokere, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve. E duke qenë se sfida asaj politike ka përfunduar, tashmë Mona ia lejon vetes disa takime me deputetë, apo ish-deputetë të Partisë Socialiste.

Në një natë të gjatë, ajo ka zgjedhur t’i takojë të gjithë, duke lënë pas ndasitë politike, që dikur përfaqësonte në Parlament.

© Panoramaplus.al