29 Maj, 2022

Fotot nga paparazzi/ Mesila Doda ndërron “look”, vjen kokëkuqe


Mesila Dodën e identifikonim gjithnjë me flokët biond dhe natyrën sharmante që ka. Ndaj duket në kufijtë e së pabesueshmes, teksa shohim që në nisje të sezonit të ri, ajo ka ndryshuar “look”.

Deputetja e Partisë Demokratike ka çuditur jo pak edhe miqtë, teksa është shfaqur me ngjyrë ndryshe të flokëve. Harrojeni Mesilën bionde, pasi tashmë ajo hyn në radhën e femrave “kokëkuqe”, teksa me ndryshimin e saj, ka provuar ngjyrën e karrocës.

Por jemi të sigurt që shumë shpejt do ta shikojmë deputeten në imazhin që jemi mësuar, duke na vërtetuar edhe njëherë se është ndër politikanet më simpatike në vend.

© Panoramaplus.al