7 Nëntor, 2021

Fotot nga paparazzi/ Mesila Doda dhe Mimi Kodheli gajasen me Edmond Spahon


Janë në opozitë, por me sa duket vetëm brenda sallës së Parlamentit.

mesila doda mimi kodheli edmond spaho3

Jashtë saj, Mesila Doda nga Partia Demokratike dhe Mimi Kodheli nga Partia Socialiste, sillen si mikesha të vërteta. Këtë të enjte ato janë parë duke ardhur bashkë në Parlament.

Që të dyja bionde, të veshura me shumë shije dhe me ngjyra, super të kuruara, dukej se kishin plot gjëra për të folur me njëra-tjetrën.

mesila doda mimi kodheli edmond spaho

Ndërkohë që zonja Doda, e cila njihet si një opozitare e fortë, kur vjen fjala për miqësitë, ndasitë partiake nuk kanë më vlerë. Në oborrin e Parlamentit ato kanë takuar Edmond Spahon, dikur nënkryetar Parlamenti dhe sot deputet i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Sikur të ishte ngjitëse, zonjat kanë sjellë në humor të mirë edhe Spahon, i cili ka biseduar për disa minuta me zonjat.

/Panoramaplus.al

mesila doda mimi kodheli edmond spaho1

© Panoramaplus.al