26 Maj, 2025

Fotot nga paparazzi/ Marsela Çibukaj kudo në shoqërinë e Vitmar Bashës! Historia e dashurisë së çiftit


Nuk ka asnjë aktivitet ku Marsela Çibukaj nuk shoqërohet nga partneri i saj, Vitmar Basha. Ndaj edhe në mbrëmjen e “Netët e Klipit Shqiptar” nuk kishte sesi të mungonte çifti i dashur.

Marsela Çibukaj Vitmar Basha6

Të dy të veshur me një stil që nuk kishte sesi mos të binte në sy, çifti ka marrë vëmendjen e të gjithëve, teksa kanë hyrë në sallë, të kapur nga dora. Prej shumë vitesh ata janë një çift i konsoliduar, ku shpesh herë kanë folur hapur për historinë e tyre të dashurisë.

Marsela Çibukaj Vitmar Basha3

Vitmar Basha dhe Marsela Çibukaj kanë rrëfyer historinë e njohjes së tyre. Çifti i këngëtarë treguan se janë njohur rreth 12 vite më parë, në një festival ku Marsela Çibukaj ishte prezantuese ndërsa Vitmar Basha i ftuar.

Marsela Çibukaj Vitmar Basha4

Muzikanti rrëfeu se aty lindën shkëndijat e para mes tyre, por që u shuan, për t’u rindezur vetëm tre vite më parë. Vitmar Basha pranoi se ishte ai që i shkonte nga pas Marsela Çibukaj dhe e ngacmonte, derisa nisën një lidhje të bukur dashurie. Ndërsa këngëtarja u shpreh se është muzika që i afroi dhe i bëri të dashuroheshin.

Marsela Çibukaj Vitmar Basha5Marsela Çibukaj Vitmar Basha6Marsela Çibukaj Vitmar Basha2Marsela Çibukaj Vitmar BashaMarsela Çibukaj Vitmar Basha 1

© Panoramaplus.al