7 Nëntor, 2021

Fotot nga paparazzi/ Makina super luksoze BMW, ministri i Brendshëm i heq targat e “Lleshajt”, i vendos të personalizuara “B.C”!


bledi cuci1

Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi është shfaqur për herë të parë në Kuvend me makinë BMW super luksoze të tenderuar në kohën e Sandër Lleshajt.

Makina tërhoqi vëmendjen e mediave dhe opinionit publik për çmimin e saj.

Madje ajo u shndërrua dhe në objekt debate në sallën e Parlamentit.

Në seancat e shkuara, ministri Çuçi ka shkuar në Parlament në këmbë, ndërkohë që këtë enjte është fotografuar nga paparazzi i Panorama.al me BMW-në e gjeneratës së fundit.

Ajo që bie në sy është fakti se ministri Çuçi ka personalizuar targat, duke hequr ato të Lleshajt dhe duke vënë një targë të re me inicialet e tij “B.C”.

LEXO EDHE: “Unë jap dorëheqjen këtu nëse…”- Sandër Lleshaj flet për makinën luksoze dhe debaton me deputetin e opozitës së re: Mjeti s’ka kushtuar 150 mijë euro

/Panoramaplus.al

Sander Lleshaj makina

bledi cuci

bledi cuci2

bledi cuci3

© Panoramaplus.al