Para disa vitesh dy zonjat që shihni në foto, kryesisht i sillnim në faqet tona te hapësira që i dedikojmë Parlamentit dhe politikës.

Kjo për shkak se Ermonela Felaj dhe Elona Gjebrea kanë mbajtur të dyja postin e deputetes nga radhët e Partisë Socialiste. Ndërkohë që tashmë dyja zonjat e vetmja gjë që ruajnë nga ajo kohë është miqësia mes tyre.

Ermonela dhe Elona kanë qenë së bashku në mbrëmjen finale të “Kënga Magjike”, duke preferuar që spektaklin ta shijojnë së bashku.

Jemi të sigurt që një bisedë për politikën nuk ka sesi të mos jetë bërë. Ashtu edhe si jemi të sigurt, se e kanë shijuar mbrëmjen mes muzikës së mirë dhe miqësinë.


