Ndoshta për shumë nuk njihet, pasi figura e saj ka qenë disi më e tërhequr, edhe kur ishte pjesë e politikës. E kemi fjalën për Frida Krifca, ish-ministren e Bujqësisë, që ka preferuar gjithnjë të jetë më diskrete se ish-kolegët e saj.
Pasi mbajti për disa kohë detyrën e rëndësishme, sot Krifca është larguar nga skena politike. E duket se ky distancim i ka dhënë më shumë kohë të lirë për familjen. Paparaci ynë e ka fotografuar në zonën e ish-Bllokut, ku ka qenë së bashku me një tjetër grua dhe vajzën e saj.
E veshur thjesht dhe pa shumë truk, ish-ministrja ka bërë e qetë këtë xhiro të saj. Pak dihet edhe për familjen e Fridës, kjo si një zgjedhje e saj. Ajo erdhi në detyrën e ministres, pasi ka mbajtur disa poste të rëndësishme më herët.
Nënë e dy vajzave, Frida Krifca ka përvojë 22-vjeçare në administrim e menaxhim, me fokus të veçantë ndaj zhvillimit të sektorit financiar, përdorimit të shërbimeve financiare si dhe zhvillimit të biznesit, duke përmbushur objektiva ekonomike, ligjore e strukturore kombëtare, ndërkombëtare dhe integruese. Tashmë që është larguar nga sfera politike, me gjasa ajo është rikthyer në sektorin privat.