26 Shkurt, 2022

Fotot nga paparazzi/ Jorida Tabaku lë pas akuzat, takime miqësore me ‘kundërshtarët’


Duhet pranuar që veç deklaratave, akuzave dhe batutave në seancën plenare, vëmendjen më të madhe e marrin femrat në parlament.

jorida tabaku etilda gjonaj laert duraj

Edhe kjo e enjte ka pasur një sërë zhvillimesh në Kuvend, ashtu si ka pasur edhe dinamika të ndryshme jashtë saj. Miqësitë e politikanëve edhe mes kampeve të kundërta kanë qenë në qendër të vëmendjes.

Jorida tabaku Laert Duraj

I tillë është edhe ky takim, që duket si një takim mes dy miqsh. Kryetarja e komisionit hetimor, Jorida Tabaku ka pasur një javë shumë të angazhuar me punën e komisionit.

Jorida tabaku Laert Duraj1

Disa nga figurat kryesore politike në vend, përfshi kryeministrin Rama kanë dëshmuar përballë saj. Nga ana e saj deputetja e PD nuk i ka kursyer akuzat për rivalët politikë. Por duket se gjithë këto zhvillime i përkasin vetëm komisionit, pasi jashtë ajo gëzon marrëdhënie shumë të mira me kolegët.

Jorida tabaku Laert Duraj2

Fotografi i “Panoramës” e ka fotografuar Tabakun në dy takime me ‘kundërshtarët’ e saj. Nënkryetarja e PD është takuar me ishministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, por edhe me deputetin e ri Laert Duraj. Me aq sa duket nga foto, biseda mes tyre është miqësore dhe me siguri pa ngjyra politike.

/Panoramaplus.al

Jorida tabaku etilda gjonajJorida tabaku etilda gjonaj1Jorida tabaku etilda gjonaj2Jorida tabaku etilda gjonaj3Jorida tabaku etilda gjonaj4Jorida tabaku etilda gjonaj7Jorida tabaku etilda gjonaj6Jorida tabaku etilda gjonaj8

© Panoramaplus.al