Prej disa muajsh nuk është parë më as në skenë, as në ekran, por paparaci ynë e ka fotografuar së fundmi Evi Reçin në një nga rolet më të dashura të jetës: atë të nënës. E veshur thjesht, pa make up, por plot hijeshi natyrale, këngëtarja dhe ish-moderatorja është fotografuar në një shëtitje të qetë me të birin në karrocë dhe shoqen e saj të ngushtë, Arjola Shehu.

Evi duket e qetë dhe e përkushtuar, e fokusuar krejtësisht te jeta e re familjare. Në këto pamje, ajo është larg dritave të skenës, por nuk i mungon asgjë nga sharmi që e ka karakterizuar gjithmonë. Me një buzëqeshje të ngrohtë dhe një komunikim të afërt me vogëlushin në karrocë, Evi i kujton publikut se nganjëherë, karriera ndalon për t’i lënë vend dashurisë më të madhe mëmësisë.

Burime pranë saj bëjnë me dije se Reçi është tërhequr përkohësisht nga muzika dhe ekrani pas lindjes së djalit dhe nuk ka në plan rikthim të shpejtë në karrierë. Madje, ajo ka refuzuar disa oferta të moderimit, duke zgjedhur të fokusohet plotësisht në vitet e para të rritjes së të voglit.

E njohur për stilin e saj të pastër dhe figurën e përmbajtur publike, larg zhurmës së showbiz-it, Evi po përjeton një fazë të re më intime, më personale, por po aq të bukur. E shoqëruar nga Arjola Shehu, një tjetër figurë e njohur e ekranit, dyshja u panë duke biseduar e qeshur, mes një atmosfere miqësore dhe relaksi. Fansat e saj ndoshta mezi presin rikthimin në muzikë, por për momentin, Evi ka zgjedhur të jetojë në ritmin e një nëne të re larg skenës, por më afër vetes.

Dhe kjo, me sa duket, është roli i saj më i vërtetë deri tani. Moderatorja e njohur Evi Reçi, e cila u bë nënë pak kohë më parë ka zbuluar kuptimin e emrit që ajo dhe bashkëshorti i saj Kledi Hysa, kanë përzgjedhur për të voglin e tyre. Dyshja u bënë prindër për herë të parë më 13 shtator. Gjatë një interviste, Evi tregoi kuptimin e emrit të djalit të saj Aster.

“Emri Aster do të thotë yll dhe vjen nga greqishtja”, tha ajo. Moderatorja shtoi se emrin ia ka zgjedhur ajo djalit, sigurisht me aprovimin e partnerit. Lidhur me eksperiencën e saj si nënë, Evi tha se askush nuk ka lindur me një manual prindërimi dhe se nga gabimet do të mësojë.

“Emrin e kam zgjedhur unë, sigurisht edhe me aprovimin e plotë të Kledit. Unë desha një emër në fakt që ka një kuptim por që nuk është emër. Duke pasur shumë ndikim nga kultura greke, sepse jam rritur aty fjala Asteri do të thotë yll, por nuk është emër në Greqi. Aster është yll dhe në anglisht më pas del A star. Më pas pashë që ishte edhe një lule që çelte në shtator dhe duke qenë se e prisnim Asterin në shtator unë thashë dakord, paska një kuptim të dyfishtë”, – u shpreh këngëtarja.





