23 Korrik, 2022

Fotot nga paparazzi/ Ervin Salianji “thyen” tabu, me pantallona të bardha në Parlament


Tashmë jemi në verë dhe ligjvënësit tanë ia lejojnë vetes pak lojëra me ngjyrat. Të shumtë janë ata që kanë nisur ta thyejnë pak imazhin zyrtar të kostumeve, duke eksperimentuar me nuanca të tjera. Por duket se një stad të ri të modës e ka vendosur Ervin Salianji të premten me “outfitit” e tij.

Deputeti i Partisë Demokratike u shfaq shumë “stylish” teksa kishte zgjedhur një palë pantallona të bardha. Një zgjedhje e guximshme, por që duket një kombinimin perfekt te përzgjedhja që kishte bërë deputeti. Muajt e fundit, Salianji ka sjellë një ndërthurje të stilit zyrtar me atë trend, duke u klasifikuar tek emrat e politikanëve të veshur më mirë.

Mund të themi pa frikë që deputeti i Korçës ka thyer më në fund një tabu edhe për politikanët, që tradicionalisht kanë zgjedhur ngjyrat e errëta për t’u shfaqur në publik. Këto foto janë shembulli më i mirë se si një politikan mund të duket i kombinuar, zyrtar edhe trend edhe me pantallona të bardha. Shpresojmë që pas Salianjit, të tjerë të ndjekin këtë modë, që duhet thënë se është një stil shumë tërheqës për të gjithë.

© Panoramaplus.al