Teksa për një miqësi shkruajmë që merr fund, një tjetër duket se është në lulëzim. Flasim për Gaz Pajën dhe Ema Andrean. Dy aktorët janë fotografuar nga paparaci i “Panorama Plus”, teksa kanë shijuar rrezet e diellit të këtij marsi në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Të ulur në një nga kafenetë e “Bllokut”, dy kolegët dukeshin të përfshirë në bisedën e tyre. Ditën e nesërme do të nisë edhe sezoni i ardhshëm i “Portokallisë”, çfarë do të sjellë angazhimin e Gazit në rolet e tij, ndaj këto janë ditët e fundit të pushimeve për të, përpara se të nisë një axhendë të ngjeshur.

Nga ana tjetër, edhe Ema Andrea sapo ka mbyllur një sezon të suksesshëm të “Katrori i Pushtetit”. Seriali konfirmoi edhe njëherë protagonizmin e Emës në rolin e saj si gazetare.

Teksa mban në dorë cigare, Ema është fokusuar në bisedën me kolegun e saj, Gazin. Nuk dihet nëse dyshja është duke programuar një bashkëpunim në skenë, apo është një takim tërësisht miqësor, por me gjasa, nëse dyshja po planifikon një produksion të ri, detajet do t’i mësojmë në ditët në vijim.
/Panoramaplus.al







