Rudina Magjistari prej shumë vitesh është një nga figurat më mediatike në vendin tonë. Megjithatë, moderatorja është përpjekur që jetën e saj ta mbajë sa më private.

Në rrjetet sociale, ajo edhe kur publikon foto me vajzën, kujdeset që t’ia fshehë imazhin. Por teksa Mia rritet, tashmë Rudina e merr me vete në aktivitetet ku edhe është e ftuar.

Kështu ka ndodhur edhe këtë herë, ku prezantuesja në rolin e mamit ka vendosur që këtë mbrëmje ta shijojë në shoqërinë e vajzës së saj.
Si dy shoqe, ato kanë ecur së bashku dhe janë pozicionuar po bashkë edhe në sallën ku edhe u mbajt spektakli.







