9 Korrik, 2022

Fotot nga paparazzi/ Çfarë i bëri bashkë Blendi Fevziun dhe blogeren e ushqimit?


Jemi mësuar ta shikojmë gjithnjë ‘chic’, ku mban fronin e mbrëmjeve në ekranet tona. Por jashtë “Opinion”, Blendi Fevziu është një adhurues i udhëtimeve, por jo vetëm, edhe i ushqimit të mirë. Dhe kjo foto është një tjetër provë për këtë fakt. Paparacci ynë e ka fotografuar moderatorin e njohur me blogeren e ushqimit, Kristi Janku.

Të ulur në barin e një resorti të njohur, të dy duken shumë të përfshirë në bisedë që me siguri ka në qendër edhe ushqimin. Kristi është një blogere e re që kohët e fundit po korr shumë sukses me blogun e saj. Duket se pjesë e këtij suksesi është edhe gazetari, që shpeshherë e ka pasur në panel të emisionit të tij. I veshur sport, me pantallona të bardha dhe bluzë të kaltër, Fevziu duket shumë i përfshirë në bisedë. Mund të themi që kjo është ndër rastet e rralla që shohim Blendin në kafe.

Veç kafes së përditshme me stafin e tij, rastet kur gazetarin e kemi ‘kapur mat’, kanë qenë të rralla. Kjo sepse në kohën e tij të lirë, ndoshta ndryshe nga shumica e kolegëve të tij, ai preferon ta kalojë duke udhëtuar, sesa ta shpenzojë në kafe.

© Panoramaplus.al