Edhe pak ditë pushim për Arilena Arën përpara se ajo të nisë sezonin si moderatore, por edhe të vijojë si artiste. Por deri atëherë, këngëtarja ka mbyllur pushimet e saj të nxehta në Kaliforni dhe ka nisur nga angazhimet në Tiranë. Paparaci ynë e ka fotografuar në një nga baret e zonës së Bllokut, ku ajo zgjedh të rri krejt “casual”.

E veshur me kanotiere të kuqe dhe pantallona verore, minimaliste, Arilena ka zgjedhur të “maskohet” me një kapele. Natyrisht që përkrah saj nuk kishte sesi të mungonte bashkëpunëtori i saj dhe miku i saj më i mirë, Popi Kola.

Të dy kanë zgjedhur një kafene për një takim sa miqësor, aq edhe të frytshëm, duke shfrytëzuar kohën për të diskutuar edhe projekte të reja. Pa “make up” dhe pa shkëlqimin që ka para kamerave, Arilena renditet te personazhet që më së miri mund të dalë edhe “aqua e sapone” në publik.

Që pas pushimeve të saj në Malibu, ku për herë të parë publikoi një foto ku në pamje të parë ishin të pasmet, duket se tashmë ajo mund t’ia lejojë vetes që të veshë edhe pantallona të shkurtra minimaliste edhe për të përditshmen. Arilenën jemi mësuar ta shikojmë gjithnjë brenda kornizave. Gjithnjë ajo ka ditur të ndërthurë pamjen e saj fëminore me sensualitetin, por asnjëherë nuk e ka ekzagjeruar.

Madje, pseudonimi i saj është “Kido”, çfarë tregon edhe njëherë natyrën e saj lozonjare. Por, propozojmë që këtej e tutje edhe Arilenës t’i ndërrohet ky pseudonim. Kjo, për faktin se në fotot e saj të fundit nga pushimet, Arilena jo vetëm që nuk duket si “Kido”, por duket më e zjarrtë se kurrë. Nga pushimet e saj në Malibu, artistja ka ndarë disa foto ku shfaqet me të vërtetë elektrizuese. Këngëtarja ka pozuar për herë të parë me bikini, duke zbuluar të pasmet e saj, që deri më sot nuk na kishin rënë kaq shumë në sy.

Me bikini minimaliste rozë, Arilena ka shfaqur format bombastike nga kontinenti i largët. Por, si vetë ajo ka zbuluar, zona ku ka qenë duke bërë plazh ka qenë mjaft e izoluar, duke ia lejuar vetes edhe disa foto “topless”. Në rrjetet sociale, ajo ka publikuar foto ku shfaqet pa bikini, por natyrisht që është kujdesur që të mos zbulojë më shumë sa duhet, duke vendosur duart përpara.

Vetëm pak kohë më parë, këngëtarja dha edhe një ndër intervistat e saj të rralla, ku pranonte se s’kishte bërë kurrë pushime. Ajo tregoi se edhe në rastet kur Popi i kërkonte të vizitonin një vend të bukur, ajo refuzonte diçka të tillë me argumentin se nuk janë lodhur mjaftueshëm që t’i meritojnë ato pushime.
“Mund t’ju duket e çuditshme, por nuk kam bërë kurrë pushime në jetën time. Thosha me vete sa qejf është të ikësh me pushime, nuk kam pasur kohë në të gjitha llojet e dimensioneve, s’kam pasur dëshirë për të pasur kohë. Kanë qenë vitet e mia të arta për të punuar që kur të kem një moshë t’i meritoj ato pushime, të kem një arsye për çfarë të pushoj, se një fëmijë s’kishte për çfarë të pushonte. Popi më thoshte të ikim dhe unë ia ktheja mbrapsht, i thosha duhet t’i meritojmë ato pushime, s’jemi lodhur mjaftueshëm. Në moshën 18-vjeçare pata fatin të shëtisja në Europë në koncerte dhe kam vizituar vende të jashtëzakonshme, por kurrë nuk e kam marrë valixhen që të nisem për pushime. Edhe sot e kësaj dite nuk bëj”, u shpreh ajo.

Më tej, artisja u shpreh edhe për ëndrrën e saj më të madhe.
“Ëndërr duhet të ishte patjetër në album, kam bërë 13 demo në ditë, por Popi më tha që do nxjerrim tre nga këto se është e pamundur, po mirë që ta ka ardhur frymëzimi. Ëndërr ishte që futa në studio dhe ka qenë ‘weird’ dhe ishte emocioni dhe ndjesia që kam dhënë në atë këngë që nuk artikulohej dot në tekst. Të flas për vete e kam të vështirë, u bë kohë që nuk flas për vete e më duket e çuditshme. Fëmijëria ime ka qenë e jashtëzakonshme sepse në rrugën e udhëtimin që kam pasur më bën të kthej kokën pas dhe të mendoj se kanë qenë të vetmet vite të lumtura si një fëmijë i pafajshëm pa menduar për të nesërmen”- tha ajo.


